Hollandezi Kuipers arbitri i Barcelona-Milan

UEFA ka vendosur që arbitri i çerekfinales së kthimit mes Barcelonës dhe Milanit, ndeshje që do të luhet në Camp Nou, do të jetë hollandezi Bjorn Kuipers.
Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampioneve mes këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultatin 0-0 dhe gjithçka do të zgjidhet në Spanjë të martën në mbrëmje, ora 20.45.
Ndërsa norvegjezi Svein Oddvar Moen do të arbitrojë çerekfinalen tjetër të ditës së martë, atë mes Bayern Munchen dhe Olympique Marseille.
Në takimin e parë të zhvilluar në Francë, bavarezët fituan me rezultatin e pastër 2-0 duke hedhur kështu një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Champions.