Hollbruk: Do të shtohen forcash afgane të policisë
I dërguari amerikan, Riçard Hollbruk ka konfirmuar njoftimet për planet e Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar Afganistanin në procesin e shtimit të numrit të forcave të policisë. Në një konferencë për sigurinë në Bruksel dje, përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e "një shtimi të madh" të numrit forcave policore. Zoti Hollbruk i përshkroi forcat e tanishme si "një lidhje e dobët në hallkën e sigurisë" dhe u bëri thirrje aleatëve të Amerikës që të ndihmojnë në rritjen e cilësisë, stërvitjeve dhe numrin e tyre. Ai tha se plani fillestar për të rritur numrin e forcave afgane të policisë nga 78,000 në 82,000 vetë brenda katër viteve, nuk është i mjaftueshëm. Zoti Hollbruk po ashtu tha se administrata amerikane do të përqendrohet në reformat në sektorin e bujqësisë, duke përfshirë edhe krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të tjera për fermerët afganë të cilët kultivojnë bimën e hashashit. Kjo bimë narkotike përbën lëndën e parë për mbi 90 përqind të sasisë së heroinës që prodhohet në botë dhe të ardhurat prej saj shërbejnë për financuar talebanët.