E Diel, 1 Nëntor 2026

Holmes njoftoi një psikiatër për masakrën në Colorado

Personi i dyshuar për vrasjen e 12 personave në kinemanë e Colorados javën e kaluar i kishte dërguar një shënim një psikologu të Universitetit të tij, ku përshkruante masakrën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave shënimet përmbanin edhe vizatime, figura të ngjitura dhe përshkrimin e sulmit që do të kryhej.

Universiteti i Colorados ka konfirmuar ndërkohë se kishte marrë një pako të dyshimtë, që i është dorëzuar zyrës së policisë.

Fox News, që citon një oficer të policisë që ka ruajtur anonimatin, ishte i pari që raportoi lajmin për dërgimin e shënimit të autorit të vrasjeve.

Sipas rrjetit amerikan, ai përmbante detaje të plota për mënyrën se si do të kryheshin vrasjet, vizatime që i përshkruanin ato, si dhe ilustrime të tjera.

Aktualisht James Holmes, 24 vjeç, ndodhet në burg për masakrën në kinemanë në Aurora. Ai nuk flet me askënd dhe nga qelia e tij pështyn në drejtim të agjentëve që e mbikëqyrin ose i japin për të ngrënë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›