Petroviq: Peticioni, folklor politik

Zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq e cilësoi folklor politik për interesa politike, peticionin e organizatave jo qeveritare serbe kundër marrëveshjeve të dialogut Prishtinë – Beograd.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për integrimin e asaj pjese dhe nuk dua të komentojë nismat e organizatave jo qeveritare” tha Petroviq.
Tri organizata serbe theksojnë se kanë mbledhur 27 mijë nënshkrime të cilat do t’ua dorëzojnë autoriteteve në Beograd.