E Diel, 1 Nëntor 2026

Holokausti, sot në mbarë botën kujtohen fëmijët

Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. 27 janari ishte dita kur trupat sovjetike e çliruan kampin e vdekjes të Nazistëve gjermanë, në Aushvic Birkenau në Poloni, në vitin 1945.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2005, këtë ditë e ka shpallur Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Me rezolutën e OKB-së, po ashtu hidhet poshtë çfarëdo refuzimi i Holokaustit si ngjarje historike, kërkohet nga shtetet, që të zhvillojnë programe arsimore për këshillimin e gjeneratave të ardhshme lidhur me tmerret e gjenocidit, dhe bëhet ftesë për mbrojtjen aktive të terreneve, që ishin të përfshira në Holokaust.

Këtë vit temë e përkujtimit është Fëmijët dhe Holokausti. Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë në Holokaust, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›