Irak, 28 të vdekur në një atentat
Të paktën 28 persona kanë vdekur si pasojë e një atentati të kryer në një funeral në Irak.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat irakiane, ndërsa sipas burimeve spitalore të plagosur kanë mbetur të paktën 50 persona.
Atentati është kryer me anë të një autobombe në lagjen Zaafaraniya në Bagdad.
Të paktën 150 persona kanë qenë duke marrë pjesë në funeralin e tre personave të vrarë një ditë më parë, kur është kryer atentati.