Holtkemper: Zgjedhjet, proces teknik, KQZ me katër anëtarë është problematike
Zërit të ndërkombëtarëve për plotësimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i është bashkuar edhe ambasadorja gjermane në Tiranë Carola Holtkemper.
Në një prononcim për mediat, ambasadorja gjermane e ka cilësuar si problematik mosplotësimin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve ndërsa ka shtuar se zgjedhjet duhet të jenë një proces i pastër teknik.
“Realizimi i zgjedhjeve duhet të jetë një proces i pastër teknik. Po ndjekim me interes përgatitjet dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore.Përveç disa ngjarjeve të veçuara fushata elektorale ka vijuar e qetë. Funksionimi i KQZ-së me vetëm katër anëtarë, në vend të shtatë, është problematik.Disa vendime të KQZ, përfshirë certifikimin kërkojnë shumicë të cilësuar. Mbetet për tu parë a do ta dëmtojë procesin KQZ-ja me 4 anëtarë është shprehur ambasadorja.
Më herët edhe ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu nga Fieri kritikoi klasën politike për mos gjetjen e një konsensusi për konstituimin e KQZ-së.