E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia punëson 250 romë në kohë zgjedhjesh

romet (1)Rreth 250 romë kryefamiljarë janë emëruar si punëtorë të ndërmarrjes që menaxhon punët e qytetit, përkatësisht në sektorin e pastrim- gjelbërimit.

Sipas tyre punësimi është për shkak të zgjedhjeve, pasi u është thënë se fillimisht kontrata është e përkohshme, më pas do të bëhet edhe lidhja e kontratës për një periudhë më të gjatë kohore.

Na ka marrë në punë bashkia. Punojmë për qytetin për pastrim, për të mbjellë bar dhe pemë, janë shprehur ata për gazetën Shqip.

Anëtarët e komunitetit rom janë marrë nga të gjitha zonat e kryeqytetit. Ato banojnë kryesisht në periferi të qytetit dhe janë të regjistruar si votues në njësitë përkatëse bashkiake./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›