Homazh për fëmijët amerikane dhe thirrje për masa në shkollat tona
—-Nga Mentor Kikia—-
Tiranë- Kur mësova për këtë krim të përbindshëm, ndjeva dhimbje për ata fëmijë, dhe mendova: Po sikur kjo të kishte ndodhur në shkollën e fëmijëve të mi? Besoj të gjithë kanë menduar të njëjtën gjë. Në fakt askush nuk e di se kur dhe si mund të ndodhë një krim, pasi krimi nuk paralajmëron dhe ai prek në pikën më të dobët, siç janë fëmijët. Ajo që ndodhi në SHBA duhet të vërë në lëvizje çdo qeveri, në çdo vend, për të menduar për masa më të forta ndaj armëve që qarkullojnë në duart e njerëzve, por edhe masat në shkollat.
Në kujtim të jetës së 20 fëmijëve, lëvizja Alternativa Civile i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që ditën e hënë, mësimi në të gjitha shkollat shkollat 9-vjeçare të nisë me një minutë heshtje, në emër të jetës së këputur të 20 fëmijëve amerikanë.
Gjithashtu Alternativa Civile fton qytetarët në Tiranë, prindërit dhe të rinjtë, që të ndezin një qiri në kujtim të jetë së këtyre fëmijëve si dhe ti bëjnë apel shtetit dhe policisë shqiptare që të forcojnë masat e sigurisë në shkollat tona. Aktet e dhunës janë duke u shtuar në mënyrë të ndjeshme edhe në shkollat shqiptare, sidomos në ato 9-vjecare dhe të mesme.
Pasojë e keqedukimit dhe marrëdhënieve të tendosura në familje, shumë fëmijë me probleme janë sot një potencial i rrezikshëm për akte dhune edhe masive. Ne do kërkojmë policisë të forcojë masat e kontrollit në shkolla, të cilat sot janë në dorën e një punonjësi të policisë private, shpesh njerëz jo kompetentë e pa aftësi fizike për të mbajtur në kontroll situatën.
Homazhet do të mbahen në orën 17:00 tek sheshi para Pallatit të Kulturës.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: