Mori rryshfet nga studenti, arrestohet pedagogu në Universitetin e Kamzës
Tiranë- Sistemi i korrupsionit në sistemin tonë arsimor vijon të jetë i theksuar dhe sidomos në universitet.
Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga përgjegjësin e Departamentit të Gjeologjisë së Zbatuar, në Universitetin e Kamzës, Enver Çoku. Kjo pasi ai ka marrë rryshfet në këmbim të notës kaluese në provime ndaj një studenti. Arrestimi i tij u bë në mesditë ndërsa hetimet kishin disa muaj që vijonin.
Pak kohë më parë në universitetin e Elbsanit u arresua një pedagog sëbashku me një nxënëse, pasi ai u merrte para studentëve në këmbim të notës kaluese. Ndërsa studenjta ishte ajo që bënte rolin e sekseres.
Ndërsa të tilla raste nuk munguan edhe në gjimnzae, pasi po në Kamëz gjatë provimeve të maturës shtetërore u arrestuan dy mësuese pasi kishin marrë para duke i ndihmuar nxënësit në provime.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: