Homazhe per Ardian Klosin

Biblioteka Kombëtare do të hapë dyert të shtunën për mbajtjen e
homazheve në nderim të publicistit të njohur Ardian Klosi, i cili u nda
nga jeta mbrëmjen e 26 prillit.
Trupi i pajetë i tij do të vendoset në hollin e Bibliotekës Kombëtare dhe nga ora 12.00-14.00 do të zhvillohen homazhet para përcjelljes së trupit të pajetë të Klosit për në banesën e fundit. Ardian Klosi u gjet në shtëpinë e tij pak para mesnatës së 26 prillit, teksa i kishte dhënë fund jetës përmes vetëvarjes.
Ardian Klosi ishte publicist, shkrimtar, përkthyes dhe aktivist i shoqërisë civile. Klosi lindi në vitin 1957 dhe u diplomua në vitin 1981 në degën Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës.
Më pas, në vitin 1990 mbrojti me sukses studimet doktorale. Në 1993 ai u transferua ne Gjermani ku jetoi pesë vite. Atje Klosi u njoh me fotografen Jutta Benzenberg, e cila do të bëhej edhe bashkëshortja e tij. Nga kjo martesë Klosi pati dy vajza.
Pas 1998-s, Klosi u rikthye në atdhe, dhe nga ajo kohë u angazhua fuqishëm në aktivitetet e shoqërisë civile, në botën e letrave dhe të mendimit. Vitet e fundit të jetës publicisti Klosi u shfaq edhe si ambientalist. Ai dha një mbështetje të madhe kauzave të shoqërisë civile edhe sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ku veçojmë aktivizimin e Klosit kundër shembjes së Piramidës.
Veprimtaria e Ardian Klosit është e lidhur veçanërisht me librat. Krijimtaria e tij është shumë e pasur dhe midis librave të ndryshëm, veçohen “Refleksione” , “Shqipëria, zgjim i dhunshëm”, “Quo vadis Shqipëri” dhe “Shqipëria ç’mund të jetë”. Ai gjithashtu publikoi vepra në gjermanisht, si “Mbijetesë Shqiptare” dhe botoi fjalorin gjermanisht-shqip, në bashkëpunim me disa autorë të tjerë, në vitin 1997.
I paçmuar është kontributi i tij në fushën e përkthimit, ku ai ka sjellë perla të letërsisë botërore, sidomos asaj gjermane, me një mjeshtëri të përsosur. Në vitin 2008, me përkthimin e veprës “Skënderbeu”, të studiuesit gjerman Oliver Jens Schmitt, Ardian Klosi solli një imazh të ri të Heroit Kombëtar dhe ngjalli shumë debate në opinionin publik.