SHBA gati plani B per Sirine

Plani i paqes i propozuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri po dështon, e për këtë Shtetet e Bashkuara po përgatiten për “planin B”.
Kathlen Hicks, nënsekretare e Mbrojtjes dhe Derek Chollet, kreu i Strategjisë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë pohojnë se përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga Kofi Annan s’po i japin fund masakrës ndaj civilëve në Siri dhe po bien në veshin e shurdhër të Damaskut zyrtar.
Pikërisht për këtë në korridoret e Departamentit të Mbrojtjes ka nisur të qarkullojë “plani B”. Asgjë nuk është bërë publike rreth këtij plani, se në ç’mënyrë synon të vendosë paqen në Siri Uashingtoni SiriaShpërthime në DamaskPas Francës, edhe Turqia kërcënon Sirinë me luftë Siri, shpërthim masiv në Hama, 70 viktima dhe a do të ketë ndërhyrje ushtarake në terren, apo një strategji e ndjekur në rastin e Libisë kur u rrëzua Muamar Gadafi.
Ndërkohë, ditën e premte gjakderdhja është rikthyer edhe në Damask. Një bombë shpërtheu në një nga lagjet kryesore të kryeqytetit sirian duke shkaktuar të paktën 8 të vrarë dhe dhjetra të plagosur.
Regjimi i Bashar al Assad e quajti sulmin “vepër të bandave terroriste”, kundër të cilave po lufton në veri të vendit.
Franca dhe Turqia po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Siri. Ankaraja dhe Parisi kërcënojnë presidentin Bashar al Assad se do të ndërhyjnë nëse nuk i jepet fund vrasjeve të civilëve.