Homazhe për nder të sopranos Nina Mula
Për 60 të vjet me rradhë ka qënë një prej zërave më të dashur për shqiptarët. Nina Mula rusja që u shqiptarizua gjatë një jetë në krahë të Avni Mulës është përcjellë mes lotësh dhe vlerësimsh për në banesën e fundit. Edhe sot ashtu si 60-të vite e jetës së saj të ndara prej vendlindjes, në banesën e fundit ka shkuar pa një grusht dhe, nga të afërmit të saj. I vetmi trashëgimtar i familjes që ka udhëtuar prej Moske, nuk ka mund të jetë në ditë e lamtumirës shqitare të Nina Mulës. Në homazhet e mbajtura në Teatrit e Operas dhe Baletit ku ajo këndoi dhe shkëlqeu, dhjetra qindra persona nderuan jetën dhe veprën e saj.
Homazhe sot kanë zhvilluar presidenti Bamir Topi së bashku me bashkëshorten e tij, kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ministri i kulturës Aldo Bumçi. Kreu i shtetit Bamir Topi ka vlerësuar jo vetëm kontrubutin e Nina Mulës por edhe të gjithë familjes Mula të cilët i dhanë një emër të veçantë vendit. “Sot përcjellim për në Parajsë, do të thoja, një figurë të ndritur të artit skenik, lirik, operistik shqiptar, një zë brilant, sikurse ishte zëri i Nina Mulës. Unë do të specifikoja jo vetëm individualitetin e lartë artistik, por edhe kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Mula, sepse të gjithë së bashku; e ndjera Nina Mula, bashkëshorti Avni Mula, por edhe produkti i tyre, Inva Mula i kanë dhënë një emër të veçantë Shqipërisë jo vetëm në artin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar. Unë i shpreh me këtë rast ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë trupës së këtij Teatri ku ajo prehet përpara se të shkojë në banesën e fundit që ta kujtojë këtë figurë të shndritshme dhe besoj se kjo figurë do të jetë si pikë referimi edhe për brezat e rinj që do të frekuentojnë botën artistike shqiptare” ka theksuar Presidenti Topi.
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka vlerësuar rolin e sopranos së mirënjohur për skenën shqiptare. “Sot ndahemi me artisten e madhe Nina Mula. Po ndahemi me dhimbje ndaj saj por nuk ndahmi me aktin e saj frymëzues për një brez të tërë dhe as me trashëgiminë që la pas që do të frymëzojë brezat dhe artistët e rinj. U preftë në paqe!” është shprehur kryebashkiaku Basha.
Nina Mula u nda nga jeta të enjten në moshën 80-të vjeçare. Ajo u lind në 23 nëntor të viti 1931 në qytetin Izhevski të Rusisë. Gjatë karrieres së saj artistike ajo ka realizuar shumë role të rëndësishme si nga operat shqiptare ashtu edhe botërore.