E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orjana Cana fiton si regjizorja më e mirë

Regjizorja Oriana Cana, kthehet nga Italia si fituese e vendit të parë në festivalin nderkombëtarë për regji teatrale "Fantasia". Finalia e këtij festivali u mbajt në data 17 dhe 18 dhjetor dhe në garë ishin Italia, Gjermania dhe Shqipëria. Çdo shtet duhej të konkuronte me pjesë Vilhelm Teli të Milerit dhe interpretimi duhej të ishte në gjuhën nga vinin regjizorët dhe shfaqja nuk duhet ti kalonte 18 minuta.
Shqipëria u prezantua për herë të parë në këtë festival. Në këtë aktivitet i cili tashmë është shndërruar në traditë, marrin pjesë regjizorë nga e gjithë Evropa. Festivali “Fantasia”, sipas organizatorëve funksionon si një platformë për shkëmbimin e kulturave midis vendeve evropiane dhe është një mënyrë e mirë për të përfaqësuar artin teatral të çdo vendi.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›