E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe per policin e vrare

Ne qytetin e Vlores jane zhvilluar homazhe per nder te oficerit te policise Roland Likaj i cili humbi jeten ne oret e para te mengjesit te se henes gjate ndjekjes se nje te kerkuari.

Te aferm miq dhe kolege te te ndjerit i kane dhene lamtumiren e fundit ne ambientet e teatrit Petro Marko. Arkivoli me trupin e te ndjerit me pas eshte percjelle ne drejtim te varrezave te qytetit per ne banesen e fundit. Roland Likaj humbi jeten mengjesin e se henes ne nje nga rruget e lagjes Cole.

Ai kishte dalluar nje te kerkuar dhe kerkoi ndihmen e kolegeve te tij duke i njoftuar ne radio. Pas disa minutash oficeri policise humbi kontaktin me grupin dhe policet nisen kerkimin. Roland Likaj u gjend ne automjetin e tij pa jete i goditur me nje plumb ne koke. Policia nisi menjehere kerkimet per gjetjen e autorit i cili mendohet te jete nje profesionist.

Policia deri me tani nuk ka ende nje piste apo ndonje auto te ndaluar per kete ngjarje te rende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›