E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia e marteses Rama zgjedh Xibrakun



Eneida Jacaj

Ceremonia e dyte martesore e kryetarit te Partise Socialiste njeheresh kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama me doktoren e Shkencave Ekonomike Linda Basha mendohet te zhvillohet ne ambientet e restorant Xibraku-t nje nga restorantet jo pak te njohura dhe luksoze te kryeqytetit. Cifti i ri ka shenjestruar pikerisht kete restorant pasi per nje kohe te gjate Rama evenimentet e tij te rendesishme partiake ka preferuar ti zhvilloje ne kete ambient. Mendohet te zhvillohet nje ceremoni martesore ne formen e koktejit vetem me miqte dhe mikeshat me te aferta te ciftit ku ne listen e te ftuarve nuk do te kete asnje kundershtar politik te kryesocialistit Rama dhe asnje gazetar. Brenda kesaj jave deri ne diten e shtune kur do te zhvillohet ceremonia ftesat e marteses per miqte do te kene perfunduar. Ne kuadrin e pergatitjeve cifti po merret edhe me perzgjedhjen e veshjeve te cilat do te jene surprize per te gjithe miqte deri ne diten e zhvillimit te ceremonise. Por edhe restoranti Xibraku ku do te zhvillohet ky eveniment i rendesishem per Ramen dhe Bashen ka nisur pergatitjet qofte ne organizimin e ambientit qofte edhe ne menyne e ushqimit per te gjithe te ftuarit.
Nano kembembare
Nese do te ishe pasardhes i karriges se liderit historik te Partise Socialiste Fatos Nano me siguri do te kishe fat ne jeten sentimentale. Duket se kete gje te paster shpirterore e ka fatin ta perjetoje kreu aktual i Partise Socialiste. Edi Rama eshte lideri i dyte i Partise Socialiste qe vendos te kurorezohet per here te dyte pas Fatos Nanos. Lideri historik i Partise Socialiste Fatos Nano u martua ne kishe me zonjen Xhoana Nano e cila deri ne vitin 2003 ishte e panjohur per publikun shqiptar. Jeta private e Rames duket se po lulezon pas ish-liderit socialist Nano i cili duket se ka pasur kemben e mbare pasi fill pas tij ai solli mbaresi edhe per pasardhesin.
Zhvillimet politike
Vendosja e dates se ceremonise martesore me Linda Bashen per liderin e opozites Edi Rama duket se eshte patjeter me e rendesishme se organizimi i protestave ne mbare vendin. Kete jave ashtu sic ishte planifikuar duhet te nisnin protestat opozitare por dasma me te drejte ka zene vendin e pare ne planet parashikuese te socialistit Rama. Aktualisht opozita nuk ka ende nje date te sakte se kur do ta hape siparin e protestave qytetare. Ndersa tryeza e Opozites se Bashkuar vendosi javen e trete te tetorit per nisjen e protestave. Burime nga selia roze konfirmojne se deri ne keto momente nuk eshte marre asnje mase per organizimin e tyre pervec udhezimeve qe jane dhene me pare per strukturat lokale qe te jene gati per cdo zhvillim. Ka zera se protestat opozitare te paralajmeruara mund te shtyhen ne muajin nentor ne gjetje te nje momenti me te pershtatshem duke qene se pritet edhe vendimi i Keshillit te Ministrave te BE-se per liberalizimin e plote te vizave.

Kush eshte Linda Basha
Linda Basha ose Linda Xhillari vjen nga qarqet akademike. Prej me shume se 10 vitesh mban graden Doktoreshe e Shkencave Ekonomike dhe prej vitesh eshte e angazhuar me aktivitete te shoqerise civile. Mesohet se Linda eshte rreth te 40-ave e divorcuar me nje vajze Rean qe studion per arkitekture. Sipas burimeve teper te rezervuara mesohet se Linda dhe Edi kane mese tre vjet qe bashkejetojne ne nje apartament prane Televizionit Publik Shqiptar. Por qe te dy kane ditur ta mbajne mjaft te fshehte lidhjen e tyre e cila do te kurorezohet me martese fundjaven e ardhshme. Zonja me origjine titanse ka studiuar per ekonomi ne Universitetin e Tiranes. Ne vitin 1993 ka kryer studimet Master per Ekonomi ne Universitetin e Nju Jorkut dhe ne Universitetin e Europes Qendrore ne Prage. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike. Ajo ka punuar ne detyra te ndryshme te administrates publike. Puna e saj e pare ka qene ne departamentin ekonomik te Kombinatit te Tekstilit ne Tirane dhe me pas ne Agjencine Kombetare te Privatizimit prane Keshillit te Ministrave ku ka qene edhe ne funksionin e drejtores se Pergjithshme deri ne vitin 1998. Me pas eshte perfshire ne aktivitetin e shoqerise civile si drejtore Ekzekutive e Qendres per Nxitjen e Zhvillimit Njerezor per dhjete vite. Aktualisht Linda mbulon kerkimin dhe zhvillimin shkencor ne kete qender.
Linda ka nje pervoje te gjate akademike si lektore e Financave Nderkombetare ne Universitetin e Tiranes dhe Politikave Publike e Riskut Publik ne Universitetin Europian te Tiranes. Eshte studiuese e fushave qe lidhen me zhvillimin ekonomik e social.

Restorant Xibraku
Vendi ku mendohet te zhvillohet ceremonia martesore mes ciftit Edi Rama dhe Linda Basha eshte pikerisht restorant Xibraku i cili ndodhet ne Rrugen e Elbasanit ne Tirane. Xibraku me dy kate dhe oborr ofron nje hapesire te konsiderueshme per zhvillimin e evenimenteve si ceremoni martesore. Gjithashtu te ofron nje ambient te gjelberuar dhe te rrethuar me lule. Xibraku perbehet nga tri hapesira restorantesh qe ndodhen ne brendesi dhe nje hapesire e tille qe ndodhet jashte prane ambientit teper piktoresk. Gjithashtu perbehet nga tri bare te brendshme dhe nje te jashtem me nje holl te madh i cili perdoret per takime konferenca dasma dhe evenimente te tjera dhe parking. Ndersa menyja qe serviret nga sherbyesit eshte nga me te larmishmet.

19 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›