E Diel, 1 Nëntor 2026

Homazhet për Nanon, Braçe: U dha mundësinë të gjithë, pa përjashtim!

Gjatë homazheve për ish kryeministrin Fatos Nano, deputeti socialist, Erion Braçe, vuri theksin te pjesëmarrja e madhe e njerëzve në homazhet në nder të liderit historik të socialistëve.

“Unë besoj që pjesëmarrja e shumë njerëzve për ta përcjellë Fatos Nanon sot është ajo që duhet evidentuar. Është një masë e madhe njerëzish që duan t’i japin lamtumirën, janë njerëz që u rritën me të në Partinë Socialiste. Dua të sjell në vëmendje faktin se Fatos Nano u dha mundësinë të gjithë, pa përjashtim! Nuk i mungoi askujt mundësinë për t’u rritur, për t’u zhvilluar, u dha lirinë që të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti më të mirë se ajo që trashëguan”, tha ndër të tjera Braçe.

Që prej orës 08:30 të mëngjesit, dyert e Pallatit të Kongreseve janë hapur për familjarë, qytetarë e socialistë që duan t’i japin lamtumirën e fundit njeriut që la gjurmë të thella në politikën shqiptare të pas viteve ’90.

Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›