VIDEO/ Me look të ri dhe syze, Lulzim Basha homazhe në nderim të Nanos

Vijojnë në Pallatin e Kongresve homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Mes shumë personaliteteve dhe qytetarëve që po marrin pjesë, nuk ka munguar as ish kryetari I PD-së Lulzim Basha.
Basha, me një look të ri, shoqërohet nga bashkëshortja e tij Aurela.
Që prej orës 08:30 të mëngjesit, dyert e Pallatit të Kongreseve janë hapur për familjarë, qytetarë e socialistë që duan t’i japin lamtumirën e fundit ish kryeministrit dhe ish kryetarit të PS, Fatos Nano.