Honda nuk shkon te Milani, hapet mundësia Kaka

Pas largimit të Kevin Princ Boateng, Milani është në kërkim të një “regjisori” dhe, për momentin, dy janë emrat më të lakmuar. Alternativa e parë është mesfushori japonez Kejsuke Honda, por në rast se nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare me CSKA-në për transferimin e tij në Milano, atëherë “Djalli” do synojë rikthimin e Kakasë.
Megjithatë, sipas mediave italiane, në orët e fundit klubi kuqezi është kthyer bindshëm te pista “Honda”, duke i bërë një tjetër ofertë klubit rus, që mbart të drejtat e kartonit të lojtarit. Dialogu ndërmjet dy klubeve nisi sërish në Montekarlo, ku hidhej shorti i Ligës së Kampioneve. Mësohet se Milani ka provuar që ta bindë CSKA-në, duke i ofruar 3 milionë euro, që do të rritej më shumë nga bonuset e ndryshme.
Konfirmime të mëtejshme se “Djalli” ka si qëllim kryesor japonezin vijnë nga administratori i Milanit, Adriano Galiani, i cili ka theksuar se kuqezinjtë po përpiqen që ta transferojnë në Milano Hondën përpara fundit të merkatos. Mirëpo, duket se drejtori i përgjithshëm i rusëve, Roman Babaev, është i vendosur për ta mbajtur deri në fund japonezin, ndërsa thotë: “Nuk ka asnjë risi me Milanin. Honda do qëndrojë deri në fund tek ekipi ynë”./indeksonline/