E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honda rikthehet ne Formulen 1

Honda po përgatit rikthimin në Formulën 1: në vitin 2015 do të jetë furnizuesi kryesor i motorëve për skuderinë McLaren. Mediat japoneze e bëjnë fakt të kryer këtë gjë edhe pse mungon zyrtarizimi.

Njoftimi zyrtar pritet këtë javë nga presidenti Takanobu Ito. Honda la Formulën 1 në vitin 2009 dhe pritet që të rikthehet binomi McLaren-Honda që ka pasur periudhën e artë në vitet 1988-1991, me titujt e fituar nga Ayrton Senna dhe Alain Prost. Sidomos bie në sy viti 1988 kur Prost e Senna dominuan tërësisht sezonin duke fituar 15 nga 16 garat e tij. Honda ka qenë gjithmonë furnizues motorësh në Formula 1 (1964-1968, 1983-1992) para se të dilte më vete në periudhën 2000-2008, por duke arritur vetëm një fitore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›