Hondurasi njeh Kosoven
Vendimi per njohjen e Kosoves i eshte kumtuar sot ministrit te Puneve te Jashtme te Republikes se Kosoves Skender Hyseni nga ministri i Jashtem i Republikes se Hondurasit Mario Canahuati.82328232Ministri Hyseni dhe ministri Canahuati gjate nje bisede te gjate dhe te perzemert telefonike u pajtuan gjithashtu qe menjehere te fillojne procedurat per vendosjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve thuhet ne nje komunikate per media te Ministrise kosovare te Puneve te Jashtme. 82328232Duke e falenderuar ne emer te popullit dhe te institucioneve te Republikes se Kosoves ministri Hyseni theksoi perkushtimin e Republikes se Kosoves per te ndertuar bashkepunim dhe marredhenie te ngushta me kete vend. 82328232Nderkaq ministri Canahuati theksoi se Hondurasi eshte i vendosur qe ta perkrahur Republiken e Kosoves ne te gjitha rrafshet dhe institucionet nderkombetare si nje vend mik me te cilin ka vendosur te ndertoje marredhenie te forta dhe te qendrueshme miqesore dhe diplomatike vazhdon komunikata.82328232Honduras eshte vendi i 70te qe njeh pavaresine e Kosoves dhe njeheresh eshte shteti i pare qe e merr kete vendim pas shpalljes se opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise rreth legalitetit te pavaresise. Gjate kesaj jave ministri i Jashtem i Shqiperise zoti Ilir Meta pati nje tur takimesh me politikanet kryesore te vendit dhe me homologun e tij nga Hondurasi te cileve zyrtarisht u kerkoi njohjen dhe mbeshtetjen e shtetit te ri te Kosoves. Sipas njoftimeve te Ministrise se Jashtme te Shqiperise disa vende te tjera te ketij rajoni do te shpallin se shpejti njohjen e shtetit te Kosoves.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic