E Diel, 1 Nëntor 2026

Hondurasi njeh pavaresine e Kosoves

Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. Lajmi behet i ditur nga ministria e jashtme kosovare e cila thekson se vendimi per njohjen e Kosoves i eshte deklaruar sot Ministrit te Puneve te Jashtme te Kosoves Skender Hyseni nga Ministri i Jashtem i Hondurasit Mario Canahuati.
Sipas ministrise Hyseni dhe Canahuati gjate nje bisede te gjate telefonike gjithashtu kane rene dakort qe menjehere te fillojne procedurat per vendosjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve.
Ministri Hyseni ka theksuar perkushtimin e Kosoves per te ndertuar bashkepunim dhe marredhenie te ngushta me kete vend ndersa ministri Canahuati ka theksuar se Hondurasi eshte i vendosur qe ta perkrahe Republiken e Kosoves ne te gjitha rrafshet dhe institucionet nderkombetare thuhet ne njoftim.
Njohja e Kosoves nga Republika e Hondurasit vjen pas lobimit te zevendeskryeministrit dhe njeheresh minister i jashtem Ilir Meta i cili ndodhet per vizite ne Honduras dhe sot u takua me presidenin Lobo Rosa ku ai i premtoi njohjen e shpejte te Kosoves. Gjithashtu Meta ka shprehur mirenjohjen e tij ndaj qeverise se Hondurasit per njohjen e pavaresise se Kosoves. Nderkohe Republika e Hondurasit eshte vendi i 70 i cili njeh pavaresine e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›