E Diel, 1 Nëntor 2026

Hormovë,klandestinë pakistanezëshqyejnë derën e një banese

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } GJIROKASTER- Fluksi i klandestinëve të ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika sa vjen e shtohet.

Pothuajse çdo ditë policia shqiptare ndalon klandestinë të dëbuar nga Greqia, të cilët  shfrytëzohen nga trafikantë shqiptarë me qëllim kalimin drejt shteve të BE-së.
 
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia e Gjirokastrës jo vetëm informoi ndalimin e 24 klandestinëve pakistanezë, por raportoi dhe një ngjarje tjetër.

“Dy prej klandestinëve kanë shyqer derën e e një shtëpie në Hormove dhe kanë marrë ushqime”. Tregues se ky trafik i burimeve njerëzore mund të kthehet dhe në rrezik për sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Njëzet e katër klandestinët pakistanezë u ndaluan në orët e para të mëngjesit tek Uji i Ftohtë në Tepelenë.  Policia e Gjirokastrës thotë se është identifikuar shoqëruesi shqiptar, A.D, 26 vjeç nga Fieri dhe për të ka nisur operacioni i arrestimit.

Klandestinët u pikasën rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Hormove teksa po ecnin nëpër kodra për t'iu shmangur postbllokut. Aksioni është kryer nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër, sektori i antitrafikut.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›