Greqi deputeti i djathte kerkon interpelance me Ministrin e Jashtem per Permetin
Një deputet i të djathtës greke ka kërkuar interpelancë me ministrin e jashtëm Evangelos Venizelos, mbi ngjarjet në Përmet, duke kerkuar se çfarë hapash të mëtejshëm ka ndërmend të marrë qeveria.
Nikitas Kaklamanis i Demokracisë së re, shënon në letrën për interpelancën, se incidentet e Përmetit "kanë provokuar çdo nocion të së drejtës ndërkombëtare dhe europiane", ndërsa "kanë krijuar një ndjenjë shqetësimi tek gjithë opinioni grek".
Deputeti tenton t'i paralelizojë ngjarjet me reagimet e shënuara nga bota islame ndaj fyrjeve fetare dhe nënvizon në letrën e vet që, "po të ishte flakur Kur'ani nga karroceria e një kamioni, atëherë ndoshta do të digjej gjysma e planetit".
deputeti kërkon gjithashtu që Greqia të ndërhyjë edhe pranë Komisionit Europian, për të kushtëzuar financimin e Shqipërisë, por edhe procesin e integrimit.