Horoskopi i datës 3 mars
Dashi
21 mars- 20 prill
Duhet të jeni më i kujdesshëm nga disa ide të reja që do të vinë, sidomos nga njerëz jo familjar dhe nga situata të ndryshme shoqërore.
Demi
21 prill- 21 maj
Nuk duhet të mburreni më gjëra që nuk ju takojnë. Kjo për shkak se ndoshta nuk jeni të sigurt në veprimin që keni bërë. Kujdes me paratë!
Binjakët
22 maj- 21 qershor
Duhet të ruheni nga frustrimi i tepërt pasi që kështu gjërat nuk do të shkojnë ashtu sikurse keni dëshiruar. Kujdes më të shtuar me paratë!
Gaforrja
22 qershor- 22 korrik
Mos u përpiq që të shmangeni nga ngjarjet e rëndësishme të sotme. Mbajeni paksa kontrollin dhe lejo që edhe kjo ditë të shkoj si të tjerat.
Luani
23 korrik- 22 gusht
Sot është një ditë e mirë për të bërë hulumtime dhe për të dëgjuar edhe mendimin e ekspertëve. Kujdes më të shtuar me paratë.
Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator
Nëse një problem në lidhje po ju pengon atëherë duhet ta zgjidhni me gjakftohtësi. Kështu do të arrini të dilni fitimtarë në një çështje të rëndësishme.
Peshorja
23 shtator- 22 tetor
Keni marrë hovë për një projekt por nuk dini se çfarë hapi do të ndërmerrni. Kërkoni këshilla të reja, sidomos nga kolegët. Kështu do të arrini suksesin e dëshiruar.
Akrepi
23 tetor- 21 nëntor
Kreativiteti ende duhet të jetë një gjë që ju duhet ta zhvilloni. Mos mendoni se të gjitha gjërat i keni të garantuara, pasi që asgjë nuk mund të jetë e garantuar.
Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor
Pavarësisht se shumica e njerëzve sot gjërat nuk po i shohin si duhet, atëherë këtë duhet ta bëni ju. Ecni me këmbë për tokë, sidomos në dashuri.
Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar
Duhet të jeni sa më i afër dhe më familjar në rrethin tuaj. Kjo është mënyra më e mirë për të marrë rezultate të vërteta për një gjë që ju preokupon.
Ujori
21 janar- 18 shkurt
Do të merrni një rrugë pavarësisht se nuk keni ndenja të mira. Por, bëni mirë sepse shumë gjëra do ju kënaqin dhe do ju largojnë nga stresi.
Peshqit
19 shkurt- 20 mars
Mbështetja e juaj për të tjerët ndonjëherë nuk është diçka e mirë. Prandaj, duhet të punoni që t’i kuptoni gjërat më shumë së duhet.