E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi i ekonomise 09

Viti qe sapo ka hyre pritet te jete test per ekonomine, pasi do te zbulohen efektet e plota te krizes globale ne Shqiperi. Ekspertet kane parashikime te ndryshme per masen e ndikimit.

“Dinamizmi i ekonomise shqiptare ne 2008-en do te sherbeje si katalizator i efekteve te krizes mbi ekonomine shqiptare dhe mendoj se do kemi nje vit me nje rritje ekonomike me modeste”, deklaron eksperti Artan Hoxha.

I te njejtit mendim eshte edhe specialisti tjeter, Zef Preci, i cili shprehet se varferia ne Shqiperi do te zgjerohet.

“Do kete veshtiresi te reja qe do te ndikojne ne zgjerimin e varferise. Me pas kriza shkakton probleme te shumta si krimi ne familje dhe vetevrasja”, pohon Preci.

Ndersa pritshmerite e biznesit, nga i cili varen edhe vendimet per investime, nuk jane  optimiste. “Shteti shqiptar duhet te ule kostot e teperta qe fatkeqesisht nuk po ndjekin trendin e tregjeve strategjike te vendeve te zhvilluara”, shprehet administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku.

Pavaresisht se si do te jete horoskopi i ekonmise kete vit,  reagimi i konsumatoreve ndaj krizes do te percaktoje fatin e ekonomise kete vit. “Me keq sec jemi s’ka ku te shkoje. Me 100 mije leke ne muaj me mire te mbytemi ne liqen”, thote nje konsumatore.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›