Horror në Armeni nga shpërthimi i tullumbaceve (FOTO)
Share
Më shumë se 140 persona u plagosën gjatë një mitingu elektoral në kryeqytetin armen, Jerevan, kur qindra tullumbace u ndezën flakë, duke djegur njerëzit e duke përhapur panik.
Tullumbacet e mbushura me gaz shpërthyen mesa duket pasi njëri prej tyre u ndez nga një cigare. Ministri i Shëndetësisë tha se gjendja e të plagosurve tani është e mirë.
Të pranishmit po merrnin pjesë në një miting të partisë në pushtet. Këta të fundit pritet që të rifitojnë në zgjedhjet e së dielës.




