Fotot e frikshme kur një gepard kafshon një grua (FOTO)
Share
Një britanike që ishte me pushime në Afrikën e Jugut përdori trurin për të shpëtuar nga sulmi i gepardëve. Ajo bëri sikur ishte e vdekur që të shpëtonte nga kafshët.
Violet DMello u përplas përtokë nga felinët e fuqishëm pasi kishte hyrë në një park të jetës së egër, ku turistët ftohen për tu bërë miq me kafshët.
Kafshët e fuqishme e shtrinë përtokë dhe e kafshuan në kokë, stomak dhe këmbë.
Një roje i parkut arriti që të largonte kafshët me shumë vështirësi, por ato u afruan sërish. Atëherë vizitorët që ishin aty u bashkuan për të shpëtuar gruan.
Ndërkohë i shoqi ishte jashtë rrethimit dhe… bëri këto foto.
Mjekët thanë se gruaja për pak mund të kishte humbur një sy.





