E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoti: Ministri Rashiq nuk ka faj, përgjegjës është Thaçi

Qeveria e Kosovës, ka arritur marrëveshje për dërgim të punëtorëve, kryesisht femra, në shtetin e Katarit. Raportimet e mediave të huaja se punëtorët në këtë vend arab, trajtohen si skllevër, kanë nxitur reagime, ku kërkohet që kjo marrëveshje të mos realizohet.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Avdullah Hoti, nga LDK-ja ka kërkuar që marrëveshja për punësim te kosovareve ne Katar te stopohet.

“Raporte ndërkombëtare dëshmojnë se një punësim i tille është ne kushte johumane. Ministri Rashiq nuk e ka idenë se ku po tenton t'i degdis qytetarët e Kosovës. Ai nuk ka faj, ai nuk e përfaqëson askënd ne qeverinë e Kosovës. Shefi i tij, z.Thaçi është personi përgjegjës, i cili çështjen me te rëndësishme për qytetarët, qe është punësimi, e ka lenë ne duart e personave jo kompetent dhe te papërgjegjshëm politikisht. Shefi i tij është koncentruar ne ministritë ku ka buxhet ne shume, ku mund te kontrollohen me shume paratë publike, e jo dikasteret qe prekin jetën e qindra mijëra qytetareve”, është shprehur Hoti.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, aq pak i ka kushtuar vëmendje punësimit, sa qe edhe numrin e te papunëve nuk dihë sakte.
“Tash e dy vite debatohet për pagën minimale, ndërsa qindra te rinj punojnë ne kushte johumane ne autostrade, me nga 12 ore ne dite dhe paguhen 1 euro për ore”, ka përfunduar Hoti. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›