E Shtunë, 31 Tetor 2026

Houston mohon se i është rikthyer drogës

Këngëtarja problematike, Whitney Houston ka demantuar fuqishëm zërat që kanë thënë se ajo i është rikthyer drogës.

Siç raportonte revista “Touch Weekly” të mërkurën - gjersa këngëtarja anuloj turnetë në Evropë për shkak të sëmundjes – ishte parë duke marrë kokainë në një kafe në lagjen Beverly Wilshire në LA me 10 mars.

“E kam parë atë me një çantë të plastike dhe me një shiringë të cilin e ka vënë pastaj përpara dhe më është dukur sikurse kishte kokainë”, tha një dëshmitar me emrin Marlon David.

“Ajo dukej jashtëzakonisht e dobët dhe shumë e keqe. Ajo nuk është seksi më”.

Por, këngëtarja ka insistuar se hospitalizimi i saj i fundit u bë për shkak të alergjisë – jo drogës.

“Ndihem mirë”, tha ajo për revistën “People”. “Jam pothuajse gati të vazhdoj turneun tim botëror”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›