E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hoxha: Fshati Vranisht pa kanalizime të ujrave të zeza

Në fshatin Vranisht në Bashkinë Devoll për herë të parë po kryhen punimet për kanalizimet e ujrave të zeza. Në këtë fshat siç shprehen dhe vetë banorët nuk ka pasur kanalizime dhe këto ujra çdo familje I nxirrte në kanalin jashtë banesës së tyre. Kjo shkaktonte ndotje të ajrit sidomos gjatë sezonit të verës. Me fondet e bashkisë dhe nga ndërmarja e Shërbimeve Publike është bërë e mundur ndërhyrja në një nga lagjet më problematike. Administratori I njësisë Progër Nardi Hoxha bën me dije se puna do të shtrihet dhe në lagjet e tjera.

Më tej Hoxha bën me dije se problem I kanalizimeve në këtë fshat ka qënë I madh, pasi nëpër banesa nuk ka pasur dhe gropa septike, pasi shtëpitë janë shumë ngjitur më njëra tjetrën. Kjo linjë në këtë lagje ju shërben 30 familjeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›