Hoxha: Investimet përgjatë këtij viti në qytetin e Përmetit

Rjetëzimi i zonave rurale ,ndërtimi i ujësjellësave dhe zhvillimi i sektorit të bujqësisë do të jenë projektet që do të vijojnë përgjatë këtij viti në bashkinë Përmet .Alma Hoxha kryetarja e kësaj bashkie tregon se këto projekte kanë nisur gjatë 2020 .
“Gjatë këtij viti puna jonë është fokusuar në disa drejtime . Kryesishtë jemi përqëndruar te ujësjellësat.Sapo kemi filluar një projekt i cili është investim i Ministrisë së Infrasktrukturës dhe Energjisë , një projekt ku do të përfshihen 8 fshatra .Sapo kemi filluar lotin e 1.Gjithashtu në fokus të punës tonë ka qënë edhe rehabilitimi i të gjithë kanaleve vaditës.Kemi pasur investime nga Ministria e bujqesisë përsa i përket kanalit vaditës në njësinë administrative të Çarçoves , jemi në procës për kanalin vaditës të Piskovës .Këto investime do t’ju vinë në ndihmë fermerëve “.
Sipas Hoxhës qyteti i Përmetit fal edhe investimeve është në listën e qyteteve turistike , cka edhe projektet për këtë vit përkojnë me turizmin .
“Edhe për 2021 fokusi ynë do të jenë zonat rurale por edhe qyteti . Presim që të filloj rehabilitimi i lagjes historike të qytetit,i cili është i lidhur edhe me pjesën moderne ,ku do të kemi rehabilitim të segmenteve rrugore. Një tjetër ivestim i madh do të jetë për rehabilitimin e rruges Përmet –Çarçov, dhe rehabilitimi i banjave të Bënjës .
Falë zonave monument kulture por njëherazi edhe pikave turistike si banjat e Bënjës dhe bredhi I Hotovës ,Përmeti mbetet destinacion i rëndësishëm turistik .