Restaurohet nga DRTK Gjirokaster banesa e Çelajve .

Banesa e kategorisë së dytë monument kulture e Celajve I është nënshtruar rikonstruksionit nga Drejtoria rajonale e Trashegimsë Kulturore Gjirokastër . Specialisti I monumenteve Vaso Polo bën me dije se aktualisht ky objekt qindravjecar është e banueshme ndërsa operon si bujtinë për vizitorët .Ndërhyrja në të konsiston në restaurimin e plotë të çatisë për shkak të emergjencës së shembjes që mbarte . Kjo banesë është në lagjen “Partizani” dhe ka një ndërtim tipik gjirokastrit në formën e kullës me harqet që pasqyrojnë traditën historike e ndërtimin e hershëm .
- Në kuadrin e emergjencave civile nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka nisur aksioni dimëror sic e cilësojme gjithmonë ne prag të dimrit për të gjitha banesat karakteristike që janë me risk. Ne kemi bërë përzgjedhje pas vëshgimit në terren nga specialistët të disa objekteve. Janë reth 20 të tilla pjesa dërrmuese të pabanuara në të cilat kemi ndërhyrë pjesërisht për heqjen e rëndesave të objekteve. Banesa Cela ku jemi dhe sot është një shtëpi monument kulture e kategorisë së dytë. Duke parë dëmtimin total të çatisë së saj , me anë te investimit të drejtorisë tonë nisëm dhe rikonstruksionin emergjent .Aktualisht kjo banesë e cila daton mbi një mijë vjecare shërben si bujtinë nga familjarët , por mundësitë për të investuar nga këta të fundit ishin të pamundura . Një tjetër objekt pas tij është banesa monument e kategorisë së parë të Lekës në lagjen Varrosh që përballet me të njëjtin problem , dëmtimin total të çatisë .
Rehabilitimi I kësaj banese monument kulture kategoria e dytë vjen në kuadrin e ndërhyrjeve emergjente për shtëpitë muze për shkak sezonit të dimrit ku këto të fundit janë më të riskuarat si pasojë e motit të keq , shirave dhe ngricave të cilat sjellin edhe dëmtimin e objekteve .