E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hoxha: Policia e Kosovës, partner i rëndësishëm për sigurinë rajonale

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ Policia e Kosovës me përkushtimin dhe angazhimin e saj në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim, ka dëshmuar se ka qenë dhe mbetet një ndër institucionet më të besueshme në Republikën e Kosovës dhe një partner i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Kështu ka thënë të premten drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, gjatë një konference për media të mbajtur në veri të Mitrovicës.

“Policia e Kosovës po e bën të pamundurën që me kapacitetet e saja të garantojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka thënë Hoxha.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se kur do të kthehen në punë policët e dorëhequr të nacionalitetit serb, Hoxha sqaroi se gjendja e krijuar rreth strukturës etnike të policisë në veri nuk është faji i policisë, por të dorëheqjeve të kolegëve që kishin presion politik.

Gjatë konferencës u prezantuan po ashtu statistika rreth numrit të përgjithshëm të policëve dhe përqindjes së tyre etnike në mbarë territorin e Kosovës.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›