BRUKSEL – NATO dënon sulmet ruse në Kiev kundër selive diplomatike të disa vendeve

BRUKSEL, 20 dhjetor /ATSH-ANSA/ – NATO dënoi sot sulmet ruse në Kiev kundër selive diplomatike të disa vendeve.
“Ne dënojmë sulmet e sotme nga Rusia ndaj Kievit dhe dëmet e shkaktuara në selitë diplomatike të disa vendeve”, shkroi në X zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhallah.
”Ne i bëjmë thirrje Rusisë që menjëherë të ndërpresë të gjitha sulmet kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës civile dhe t’i japë fund në luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës”, thekson ajo./ a.jor.