Hoxha: Pse Veliaj shkoi një orë para në SPAK?

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u paraqit sot në SPAK, ku dëshmoi për 8 orë, lidhur me Incineratorin e Tiranës. Kjo ishte hera e parë që Veliaj paraqitej në SPAK, ndërsa në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, gazetari Poli Hoxha solli më shumë detaje.
Lidhur me faktin pse Veliaj u paraqit 1 orë para orarit që ishte thirrur, Hoxha tha se ishte një veprim për të treguar se ai shkoi atje si bashkëpunëtor dhe jo si i thirrur. Sipas tij, Veliaj shpresoi se do ta fusnin brenda, por në fakt ai u la pas një fasade me xhama, ku dukej fare mirë nga gazetarët.
“Vetë zoti Veliaj deklaroi në një intervistë që do shkoj vetë dhe faktikisht bëri dhe një provokim të vogël sot sepse shkoi në orën 9, dera e SPAK, një derë ka dy dyer dhe është ai korridori dhe elanë një orë atje deri në orën 10 që siç e kishte në fletëthirrje. Dumani e ka konfirmuar që fletëthirrja i ka shkuar që të mërkurën e javës së kaluar. Këto janë lojërat e politikanëve tanë, filma që ne po i shikojmë me të gjithë. Vajti një orë para për të treguar që unë po shkoj vetë. Ideja ishte, e tha dhe vetë ai, po e prisnin i kishin zënë prit, por fakti ishte që ky shkoi një orë para sepse shpresoi, për mendimin tim, që ata do e fusnin brenda dhe t’i tregonte gazetarëve që e dinin se thirrja ishte në orën 10, që ja unë vij në orën 9 sepse jam bashkëpunëtor, nuk jam i thirrur. Atje brenda pastaj ka holle pa patur mundësi ta shikojnë gazetarët. Por ata e lanë te xhami të ekspozuar 1 orë rresht, i gjetën edhe një karrige, të rojës, sepse ndenji goxha kohë deri kur i erdhi ora”, tha ai.
/rtsh.al/