E Martë, 3 Nëntor 2026

Hoxha: Veliaj është thirrur për incineratorin e Tiranës, por nuk është nën hetim

Analisti Poli Hoxha bëri të ditur në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u mor në pyetje 7 orë si person në dijeni dhe nuk është në hetim.

Sipas tij, koha e marrjes në pyetje është një kohe rekord sepse është një kohë që vetëm personat që i përkasin krimit të organizuar.

“Para pak minutash Kreu i SPAK-ut z. Dumani ka konfirmuar për BIRN që z. Veliaj i ka shkuar që të mërkurën e javës së kaluar thirrja për tu marr në pyetje. Këto janë lojra politike që bëjnë politikanët, se kështu ka thënë dhe z. Ahmetaj dhe z. Beqaj etj.” tha Hoxha.

Veliaj për mendimin tim, theksoi ai, “shkoi një orë më parë duke shpresuar që ai do të futej brenda duke shmangur njerëzit dhe kamerat para institucionit të SPAK por dhe për ti thënë gazetarëve që unë vijë një orë më parë sepse unë jam bashkëpunëtor me këta dhe nuk jam thirrur”.

Sipas gazetarit Poli Hoxha, z. Velia mendoj se do të ulej në hollin pa u ekspozuar nga media por përkundrazi, SPAK i ofroi një karrige dhe ai u duke nga kamerat duke pritur deisa të vinte ora që ishte thirrur.

“Ndërsa për 7 orë ne pyetje që u mor Kreu i Bashkisë. Z Veliaj u thirr nga prokurorët që hetojnë incineratorët.  Me aq sa di unë, përveç atyre që pyetjen për krimin e organizuar, 7 orësh në pyetje është një rekord më vete. Por z. Veliaj nuk është nën hetim. Por koha e marr në pyetje tregon që është një person në dijeni të asaj që ka ndodhur me Incineratorët,” deklaroi analisti Hoxha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›