E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha: “Përpjekjet për ndërtime pa leje në Tiranë do të jenë të dështuara”

TIRANË- Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Tentativa për një shtesë pa leje në një objekt në zonën e Laprakës ka marrë sot ndërshkimin ligjor.

Punimet të cilat janë kryer gjatë natës, janë prishur dhe objekti është kthyer në gjendjen e mëparshme. Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha ka apeluar edhe njëherë për qytetarët e Tiranës, të mos ndërmarrin veprime të kundërligjshme, pasi ndaj tyre do të ketë vetëm një masë, prishjen.

“Ky ndërtim është një tjetër përpjekje e dështuar, për të ndërtuar pa leje brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Edhe njëherë e përsëris, se fatin e këtij ndërtimi do ta ketë çdo ndërtim i paligjshëm që do të bëhet në Tiranë. Ky është vullneti ynë, ky është angazhimi dhe vendosmëria jonë, për të mos lejuar shkeljen e ligjit brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Shërbimet tona, e përsëris edhe njëherë janë nën vëzhgim të çdo situate ndërtimore pa leje dhe do të merren masat përkatëse në zbatim të ligjit” - u shpreh zoti Hoxha.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Hoxha: “Përpjekjet për ndërtime pa leje në Tiranë do të jenë të dështuara”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›