E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hoxha pret kreun e Inteligjencës të Arabisë Saudite: Shkëmbim eksperiencash e informacioni

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan, president i Inteligjencës së Përgjithshme në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Ministri Hoxha shprehu falënderimet për bashkëpunimin mes dy vendeve, të cilin e vlerësoi si të shkëlqyer.

Ai gjithashtu theksoi vullnetin dhe përkushtimin për të punuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, sidomos në fushën e sigurisë, ku interesi është i përbashkët.

Palët dakordësuan për zhvillimin më tej të kapaciteteve dhe mundësive në shkëmbimin e eksperiencave, shkëmbimin e informacionit, si dhe vendosjen e pikave të kontaktit mes dy palëve.

Ata diskutuan gjithashtu mbi bashkëpunimin në fushën e teknologjisë për një policim më të mirë, për qytetarët e dy vendeve.

1 nga 3

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›