E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha takim me homologun moldav: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për Europën

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Në kuadër të Forumit Ekonomik te Delfit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Moldavisë, Mihai Popșoi.

Hoxha theksoi në një postim në rrjetin social X se, “ky takim ishte një mundësi e vyer për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të ndarë vlerësime mbi angazhimin tonë aktiv dhe dinamik në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ndarë përvojën e saj dhe për të vijuar ta bëjë këtë sa herë që është e dobishme, në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ngushtë mes vendeve tona, si vende partnere sot dhe anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian”, theksoi Hoxha.

Ai nënvizoi gjithashtu se zgjerimi i BE-së duhet parë si një investim strategjik për sigurinë e Europës.

“Ne e konsiderojmë zgjerimin si një investim strategjik për sigurinë e Europës dhe për ndërtimin e një kontinenti më të bashkuar, më të qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj sfidave të së ardhmes”, shkroi Hoxha.

1 nga 3

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›