E Diel, 1 Nëntor 2026

Rifillon qarkullimi në tunelin e Llogorasë

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se ka rifilluar qarkullimi në tunelin e Llogorasë, i cili u bllokua përkohësisht pas një aksidenti mes dy automjeteve.

ARrSH bëri me dije se nga pas aksidentit në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse, duke bërë të mundur menaxhimin e situatës dhe rikthimin e shpejtë të qarkullimit.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës.

Tuneli i Llogorasë ka një shpejtësi rreth 80 km në orë. Ai shkurton distancën nga Dukati në Palasë nga 40-45 minuta në vetëm 7-8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›