E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hoxha takon Starmer në Portin e Durrësit: Kemi ndërtuar histori suksesi në menaxhimin e migracionit të paligjshëm

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti këtë të enjte (15 maj) në takim Kryeministrin Britanik Keit Starmer, në Portin e Durrësit.

Ministri bën të ditur se gjatë takimit, panë nga afër masat konkrete e kontrollet kufitare në Portin e Durrësit.

Ministri Hoxha vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve, në fushën e emigracionit të paligjshëm.

“Prita sot Kryeministrin e Britanisë së Madhe Keir Starmer, në të parën vizitë zyrtare në Shqipëri, dhe pamë nga afër masat konkrete e kontrollet kufitare në Portin e rëndësishëm të Durrësit. Së bashku me Britaninë e Madhe kemi ndërtuar histori suksesi, në menaxhimin e migracionit të paligjshëm. Fola me Kryeministrin Starmer mbi rezultatet e konferencës së fundit që u mbajt në Londër ku mora pjesë si përfaqësues i palës shqiptare.

Me Anglinë kemi ndërtuar një bashkëpunim të fortë dhe efikas. Ndihma e tyre ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve tona policore. Tashmë kemi oficerë të Policisë së Shtetit që punojnë në skuadra të përbashkëta hetimore me Policinë britanike. Ndajmë bindjen se rezultatet mbresëlënëse kundër migracionit të paligjshëm do t’i zgjerojmë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar”, tha Hoxha.

Kryeministri Britanik Keit Starmer, po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri. Më herët ai ka zhvilluar takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›