E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Lista e vetme serbe, jodemokratike

 Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur jodemokratike dhe kundër interesave të komunitetit serb, idenë e Beogradit, që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me një listë të vetme.
Reagimi i ministrit Hoxhaj, ka pasuar kundërshtimin e një ideje të tillë edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petrovic, i cili ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye për ndonjë listë shtetërore dhe paraqitje të përbashkët të serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

Petroviq ka theksuar se nuk ka ndonjë arsye për një listë të përbashkët dhe për një fshehje prapa unitetit kombëtar, nëse në zgjedhjet lokale nëpër komunat me shumicë serbe partitë serbe garojnë mes vete.

Ndërkaq, ministri Hoxhaj, përmes rrjetit social Twitter, ka deklaruar se “ideja që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 Nëntorit me një listë të vetme, është jodemokratike dhe kundër interesave të komunitetit serb”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›