E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: Situata në veri, e pandryshuar

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, në fjalimin e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka kritikuar Serbinë si fajtore për dhunën në veri të Kosovës.

Gjendja aktuale në veriun e Kosovës është komplekse. Kjo e kërcënon funksionalitetin e Kosovës si një shtet shumëtnik dhe kjo është gjithashtu një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale. Status quo-ja është toleruar që prej vitit 1999 dhe kjo është toleruar në kundërshtim me Rezolutën 1244.

Në këto rrethana, qeveria e Serbisë ka mbajtur, kontrolluar dhe sponsorizuar një sistem tërësisht ilegal të strukturave të saj, deklaroi Hoxhaj.

Duke folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Hoxhaj theksoi se Serbia ka bërë çdo gjë në fuqinë e saj që të parandalojë zbatimin e rezolutës në veri të Kosovës.

E njëjta ka ndodhur me Planin e Ahtisaarit prej 2008-tës. Shumë nga dispozitat e Planit të Ahtisaarit janë për të siguruar mekanizmat dhe të drejtat më të mira për serbët e Kosovës. Deri më tani, Kosova ka zbatuar më shumë se 90% të këtij plani dhe integrimi i serbëve të Kosovës nëpër tërë vendin është realitet. Plani nuk është arritur në veri sepse Serbia nuk ka treguar kurrë interes për përmirësimin e jetës së serbëve lokalë, ka shtuar ai. Ministri Hoxhaj e përshkroi situatën në veri të Kosovës të pandryshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›