PD: Fushata e Greta Koçit, 350 të rinj i bashkohen FRPD-së

350 të rinj i bashkohen Forumit rinor të Partisë Demokratike pas një turi takimesh të nënkryetares së këtij forumi Greta Koçi. Të rinjtë e qyteteve juglindore të vendit, nga Korça, Erseka dhe Pogradeci i janë bashkuar Partisë Demokratike pas kontakteve të drejtëpërdrjeta të
Gretës me të rinjtë e këtyre zonave. Ka qenë vetë znjsh. Greta ajo e cila ka këmbëngulur në organizimin e këtij turi, ku përveç prezantimit zyrtar me drejtuesit vendor të FRPD-së, do të ndërtojë edhe urat e ndërkomunikimit strukturor.
Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe drejtues të kryetarëve të PD-së në këto qytete, të cilët kanë zhvilluar më tej takime me grupseksione të PD-së ku janë shkëmbyer opinione, janë diskutuar problematika të të rinjëve e natyrisht janë nxjerrë edhe konkluzione përkatëse.