Hoxhaj Te ndryshojne raportet BE-Kosove
Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj ka deklaruar se Kosova nuk duhet lënë jashtë Evropës, duke kërkuar një dinamikë të re në procesin e afrimit të saj me BE-në.
“Është vetëm një shtet në Ballkan që nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe ky shtet është Kosova. Është vetëm një shtet në Ballkan që nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë dhe ky shtet është Kosova. Kjo duhet të ndryshojë”, ka pohuar Hoxha.
Përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë, shefi i diplomacisë kosovare ka nënvizuar se Beogradi duhet të caktivizojë strukturat paralele dhe të pranojë realitetin e ri.
“Serbia duhet të dorëzohet dhe të pranojë realitetin në Kosovë. Politikanët serbë fatin e tyre duhet ta kërkojnë brenda kufijve të Serbisë”, është shprehur Hoxhaj.