E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj dënon sulmin në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin me mjete shpërthyese në hyrje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara.

Ai ka shprehur “pikëllimin e qytetarëve të Kosovës për këtë lajm, duke theksuar solidaritetin e plotë të institucioneve dhe popullit të Kosovës me popullin dhe autoritetet amerikane dhe ato turke, si dhe me familjarët e viktimave të këtij sulmi vdekjeprurës”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Hoxhaj ka shprehur besimin se kryesit e sulmit do të gjenden dhe do të marrin ndëshkimin e merituar.

Sulmi vetëvrasës në Ankara ka vrarë vetë sulmuesin dhe një punonjës turk të ambasadës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›