Memli Krasniqi e takoi ambasadoren franceze
.jpg)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim njohës Ambasadoren e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet me të cilën kanë biseduar për arritjet dhe sfidat në fushën e kulturës në Kosovë.
Ministri Krasniqi e ka njoftuar ambasadoren zhvillimet në fushën e kulturës.
“Rritja e buxhetit për kulturën, prezantimi i skenës sonë kulturore në ngjarjet më të kulturës në botë, siç është Festivali i Filmit në Cannes, ai në Berlinale, Bienalja e Venecias e shumë ngjarje tjera të rëndësishme, kanë bërë që kultura në Kosovë vërtetë të ndjejë ndryshimet pozitive”, ka thënë Krasniqi, njofton zyra për media e Ministrisë së Kulturës./Indeksonline/