Hoxhaj eshtja e kufijve ne Ballkan eshte nje ceshtje e mbyllur. Kufijte jane stabil dhe te pandryshueshem

DW Zoti Hoxhaj Ju sapo perfunduat takimin tuaj te pare si minister i Puneve te Jashme me homologun tuaj gjerman Guido Westerwelle. Per cfare u bisedua ne takim
Hoxhaj Ne fokusin kryesor ishte forcimi i marredhenieve bilaterale ne fushen politike ekonomike tregti arsim e shkence. Pati nje shkembim notash verbale me rreth 14 marreveshje te reja te cilat do ti mundesojne cdo qytetari a institucioni ne Gjermani e Kosove qe ta shfrytezojne kete hapesire per aktivitete te ndryshme. Fokusi i dyte ka qene fillimi i procesit te dialogut per viza dhe vendosja e nje marredhenie kontraktuese mes Brukselit dhe Prishtines dhe fokusi i trete ka qene qe ne kemi kerkuar nga shteti gjerman te na mbeshtese qofte ne fuqizimin e pozites nderkombetare te Republikes se Kosoves ne rritjen e numrit te njohjeve apo edhe ne anetaresimin e Kosoves ne institucionet relevante politiko-ekonomike dhe financiare.
DW Qendrimi i Gjermanise duket paksa i rezervuar sa i perket liberalizimit te vizave. Cila ishte pershtypja juaj
Hoxhaj Ne e kuptojme debatin brenda jetes politike ne Gjermani i ngjashem eshte debati edhe ne vende te tjera te BE-se. Ato reflektojne mendimin e opinionit publik por mendojme se eshte e rendesishme qe te filloje procesi i dialogut per liberalizimin e vizave. Nuk kerkojme qe qytetaret te fillojne te levizin pa viza qe kete vit por qe te pakten kete vit te filloje procesi sepse mendojme se e kemi te drejten qe ta marrim sa me shpejt udherrefyesin per vizat. Ideja ka qene qe tju sqarohet partnereve tane gjermane se si Republika e Kosoves eshte vendi i vetem ne rajon ku qytetaret nuk mund te levizin pa viza dhe qe per ne eshte shume kyc qe procesi dhe dialogu per liberalizimin e vizave te filloje e qe Kosova ta marre edhe udherrefyesin. Shpresojme qe nje proces i tille do te mbeshtetet edhe nga Komisioni Evropian meqe edhe presidenti Barroso gjate vizites se tij ne Prishtine pat mesazhe pozitive sa i perket perspektives se liberalizimit te vizave.
DW Dy dite me pare ju miratuat strategjine e re per njohjet e Kosoves. Cfare roli eshte parapare aty per Gjermanine
Hoxhaj Padyshim qe shume njohje qe i kane ndodhur Kosoves jane edhe njohje te cilat kane ndodhe per shkak te asaj qe shume shtete qe jane edhe mbeshtetese te pavaresise se Kosoves kane ndihmuar qe te ndodhin njohje te tilla. Strategjia perbehet prej tri pjeseve. Pjesa e I eshte nje plan i pergjithshem qe analizon gjendjen aktuale ne fushen e njohjeve pengesat sfidat ndersa plani operacional dhe plani i veprimit perfshin edhe shume aktore shteterore te tjere te cilet na kane ndihmuar dhe do te na ndihmojne tash ne fushen e njohjeve.
DW Megjithate ju keni vendosur te mos i beni publike hapat konkrete. Cila eshte arsyeja
Hoxhaj Politika e jashtme funksionon edhe ne baze konfidencialiteti. Une si minister i Puneve te Jashtme jam i interesuar qe mbi te gjitha te prezantoj interesat shteterore te Republikes se Kosoves dhe me keto interesa shteterore tona nderlidhen edhe shtetet qe e kane mbeshtetur Kosoven dhe miqte tane. Kemi bashkepunim te ngushte me te gjitha qendrat e vendosjes qe e kane mbeshtetur pavaresine e Kosoves mirepo kush ne cilen pjese neve na mbeshtet dhe ne cfare forme ne marrim kontaktet e para me vende qe se kane njohur ende pavaresine e Kosoves qofte ne menyre direkte qofte nepermjet vendeve te treta keto jane ceshtje te natyres tekniko-operacionale e mbesin konfidenciale. Ato jane pjese e nje plani te gjalle e qe ndryshon e mund te kete permiresime nga java ne jave.
DW Kohet e fundit presidenti Tadic eshte shprehur se qellimi afatgjat i politikaneve shqiptare eshte laquoShqiperia e Madheraquo. Sa te vertete ka ketu brenda
Hoxhaj Per ne deklarime te tilla pershkruajne situata qe nuk perkojne me realitetin e jane te paverteta. Republika e Kosoves do te jetoje perhere Ne kemi kaluar nje proces te gjate e te dhimbshem te pavaresise e lirise sone prandaj edhe per ne eshte shume kyc qe te punojme ta permiresojme jeten direkte te njerezve dhe asnje plan i kesaj natyre nuk e ka mbeshtetjen e Prishtines dhe dicka e tille nuk e ka mbeshtetjen as ne Tirane.
DW Cilat jane argumentet qe flasin kunder nje marreveshjeje me Serbine duke shkembyer territore
Hoxhaj Ceshtja e kufijve ne Ballkan eshte nje ceshtje e mbyllur. Kufijte jane stabil dhe te pandryshueshem. Kosova nuk eshte asgje tjeter vecse shteti i shtate qe ka lind ne hapesiren e ish-Jugosllavise. Cdo ide per ndryshim kufijsh territoresh krijime shtetesh etnike e projekte te medha nacionaliste jane te rrezikshme dhe te papranueshme e qe asnjehere nuk do te pranohen nga qytetaret e Kosoves. Serbia nuk duhet ta kerkoje fatin e saj jashte kufijve te saj por brenda kufijve e territorit te vet.
DW Dhe se fundi Ju 09.06.2011 asistuat ne seancen parlamentare per zgjatjen e mandatit te pranise ushtarake te gjermaneve ne Kosove. Si e perjetuat kete ngjarje
Hoxhaj Me la shume mbrese sidomos qendrimi i deputeteve gjermane per mbeshtetjen e Republikes se Kosoves. Kjo tregon qe mbeshtetja gjermane ndaj Kosoves eshte mbeshtetje jo vetem e qeverise por edhe e popullit gjerman.
Intervistoi Anila Shuka
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora