Vendet e Ballkanit jo automatikisht ne BE pas drites se gjelber per Kroacine

Sot e premte 10.6.2011 Kroacia po shkruan historine. Anetaresimi ne BE qe tashme eshte afruar edhe me shume do te thote permbushja e nje objektivi te rendesishem te politikes se jashtme qysh pas pavaresise se vendit perpara njezet vjetesh. Perpjekjet ekonomike dhe politike te Kroacise u shperblyen me komunikimin qe ky vend ne veren e vitit te ardhshem do te pranohet ne BE. Kroacia ia arriti asaj per te cilen enderrojne vendet e tjera fqinje aspirante per anetaresim. Anetaresimi ne BE eshte nje premtim edhe per Serbine Bosnje-Hercegovinen Kosoven Maqedonine Malin e Zi dhe Shqiperine. Me perjashtim te Kosoves qe u be e pavarur ne vitin 2008 te gjitha vendet e tjera kane nenshkruar marreveshjen voluminoze te Asocijim-Stabilizimit qe mbeshtet procesin e afrimit ne BE.
A do te thote anetaresimi i Kroacise qe te tjeret do te pasojne
Jo per fat te keq ka shume shenja qe koha e pritjes per kandidatet nga Evropa Juglindore te zgjatet pa afat. Nga njera ane kjo i ka arsyet e veta ne deficitet ekzistuese te ketyre vendeve ne transformim. Ne raportet e progresit BE-ja per te gjithe kandidatet terheq vemendjen qe pavaresia e drejtesise nga politika nuk eshte e mjaftueshme qe korrupsioni vazhdon te jete nje problem i madh qe ekonomia e klientelizmit pengon reformat. Ne shume vende jane elitat politike qe e bllokojne progresin sepse si p.sh. ne Bosnje-Hercegovine ato preferojne politiken e orientuar nga fryma e grupeve te popullsise. Ne Shqiperi rivaliteti i rrenjosur thelle mes qeverise dhe opozites pengon perparimin ne drejtim te BE-se. Perspektivat e anetaresimit per Kosoven veshtiresohen nga konflikti me Serbine per njohjen e pavaresise. Afrimi i Maqedonise ne BE ngec ne grindjen me Greqine per ceshtjen e emrit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Verica Spasovska komenton
Duhen permendur edhe arritjet
Por njekohesisht nuk duhet te lihet ne heshtje qe jane bere edhe shume perparime. Si p.sh. Serbia qe me ekstradimin e te dyshuarit per kriminel lufte Ratko Mladic ne Tribunalin per Krimet e Luftes ne Hage ka bere nje hap te rendesishem perpara. Shanset per hapjen e bisedimeve te anetaresimit jane per Beogradin me te mira se kurdohere tjeter. Mali i Zi mund te deshmoje nje bashkejetese te ctensionuar midis grupeve etnike te popullsise ne vend. Te gjitha vendet bejne perparime ne sektorin e ekonomise dhe te politikes. Megjithate per ato duhet te jete e veshtire qe keto perparime te vleresohen si te mjaftueshme ne vendet anetare te BE-se.
Eumlshte shume e madhe frika se me vendet e Ballkanit Perendimor ne BE mund te importohen edhe me shume probleme. Kundershtaret e zgjerimit krahas konfliktit te pazgjidhur te Qipros druhen se Kosova mund te jete problemi tjeter i veshtire i BE-se. Pervec kesaj rezerva tjeter qe kane ata Qysh tani eshte mjaft e veshtire te zbatohen standarde te unifikuara brenda BE-se gje qe pasqyrohet edhe ne diskutimin per anetaresimin e Rumanise dhe te Bullgarise ne zonen Shengen. Nga te gjitha anet ky diskutim mbingarkohet edhe me krizen financiare te Greqise. Parrullat qe hidhen ne rrethe te ngushta me spica ndaj evropiano-jugoreve gjoja dembele kundrejt evropiano-verioreve te zellshem shume shpejt perdoren edhe si argumenta. Dhe elektorati preferon ti degjoje ato.
Integrimi ne BE do te zgjase me shume nga sa besohet
E nga ky debat i ngarkuar me populizem dhe emocionalitet cenohet edhe prestigji i fqinjeve te Greqise. Eshte e veshtire te degjohet zeri i atyre qe jane per zgjerimin kur u duhet qe me te drejte te terheqin vemendjen se perspektiva e anetaresimit e lidhur me kushte krijon presion per reformat. Mos valle do te ishte sot Mlladici ne Hage nese Serbia nuk do ta deshironte patjeter anetaresimin ne BE Ajo qe nuk duhet te harrojme eshte se Ballkani Perendimor me ritmet e veta te zhvillimit ekonomik eshte interesant per BE-ne. E para se gjithash duhet te mos harrojme qe Bashkimi Evropian eshte nje projekt i paqes.
Pikerisht kete rol qe ka marre Evropa Perendimore pas Luftes se Dyte Boterore duke i ndihmuar kesisoj kontinentit per stabilitet dhe zhvillim te madh duhet te marre tani edhe BE-ja ndaj Ballkanit Perendimor. Vetem se kjo mund te kerkoje me shume kohe nga sa besojne njerezit ne Evropen Juglindore. Kete te vertete te hidhur elitat politike duhet tua thone zgjedhesve te tyre. E ato duhet te bejne te qarte edhe dicka Integrimi ne BE nuk i zevendeson reformat ekonomike qe ato duhet t i perballojne vet. Kjo eshte e rendesishme pikerisht sepse koha e pritjes do te zgjase me shume nga sa zgjedhesit duan ta besojne. Anetarja e ardhshme e BE-se Kroacia duhet tu ndihmoje fqinjeve te saj per ta pershkuar kete rruge te veshtire.
Autor Verica Spasovska
Redaktoi Vilma-Filaj Ballvora